Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot pritet të fillojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës.

Këtë e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.


Sipas tij numërimi i fletëvotimeve do të fillojë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Ndryshe, Valmir Elezi tha se nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 33 mijë prej të cilave janë aprovuar më shumë se 29 mijë, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900.