LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Ukraina ‘është duke lëvizur me shpejtësi të jashtëzakonshme’ për t’u bashkuar me BE-në

Von der Leyen: Ukraina ‘është duke lëvizur me shpejtësi të jashtëzakonshme’ për t’u bashkuar me BE-në

Ukraina “po lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë video të shtunën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një video të shkurtër të postuar në X për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, von der Leyen tha: “Evropa do të jetë gjithmonë në anën e Ukrainës sepse Ukraina është Evropa. Liria juaj është liria jonë. Siguria juaj është siguria jonë”.


“Dhe tani po ecni me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt bashkimit me Bashkimin Evropian. Ne kemi qëndruar me ju që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet. Slava Ukraini [lavdi Ukrainës]”.

Ukraina u bë një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE në qershor 2022, katër muaj pas fillimit të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia dhe përpjekjes së saj të dështuar për të rrëzuar qeverinë në Kiev.

Raundi i parë i negociatave zyrtare për anëtarësim u mbajt në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori