LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen shpreson se të gjitha partitë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Von der Leyen shpreson se të gjitha partitë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Kryetarja e Komisionit Evropian (KKE), Ursula von der Leyen, shpreson se ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbështeten nga të gjitha palët për ta çuar vendin në rrugën evropiane.

“E përshëndeta dorëzimin e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria e tij (Kovaçevskin) në Kuvend. Shpresoj se të gjitha palët do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social X pas takimit joformal të liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në Athinë me rastin e 20 vjetorit të agjendës së Selanikut për BE-në.

Von der Leyen në Athinë u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili në një deklaratë për AIM tha se është biseduar për perspektivën e Maqedonisë së Veriut në Bashkin Evropian dhe është shprehur i kënaqur që procesi për ndryshime kushtetuese ka filluar.


“Procesi ka filluar me sukses dhe shpresoj, sikurse shpreson BE-ja, që në Kuvendin tonë të ketë vizion dhe guxim që deputetët të marrin një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me vazhdimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shpjegoi Kovaçevski.