Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon-Taubadel është shprehur optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të pozicioneve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Pas vizitës disa ditore në Kosovë, euro deputetja përmes një konference për medie tha se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, por nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Derisa adresoi kritika ndaj Francës për qasjen karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.
Anëtarja e Parlamentit Evropian tha se aktualisht pritjet e dy palëve në dialogun Kosovë-Serbi janë maksimale.
“Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha ajo.
Ajo i bëri të ditur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se i mirëpret propozimet e tij për vazhdimësinë e dialogut, por nuk mund të jetë kundër marrëveshjeve ekzistuese.
“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojmë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon, njofton KP.
E pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Von Cramon tha se nuk është shumë e sigurt se administrata e re Biden do të insistonte në implementimin e saj.
“Nuk jam e sigurt se BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me këtë, apo e ka përkrah. Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e re Biden është me rëndësi që të harmonizohet edhe me të dërguarin e veçantë zotëri Palmer lidhur me harmonizimin e raporteve të Uashingtonit dhe BE-së për çështjen e dialogut. Nuk jam shumë e sigurt se administrata e ShBA-së vetvetiu do të insistonte në marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo është çka mund të them për momentin, të presim dhe të shohim”, tha ajo.
Para gazetarëve raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kritikoi edhe pozicionimin e Francës lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo përsëriti se Kosova ka plotësuar kushtet teknike dhe tha se BE-ja po e humb kredibilitetin në këtë proces.
“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Unë kam shpresuar që gjatë presidencës së Gjermanisë në BE vitin e kaluar kemi mundur ta kemi këtë temë në agjende Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në fund të fundit është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje ka disa anëtar të këshillit që janë ende skeptikë dhe hezitojnë. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për regjionin dhe për Bashkimin Evropian”, tha ajo në konferencën për media.
Gjatë vizitës në Kosovë, Von Cramon tha se ka qëndruar në disa qytete të Kosovës dhe përveç krerëve institucional ka takuar edhe komunitetet jo shumicë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hamza: Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

DAP: Të dhënat për llogaritjen e pagave janë të sakta, nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi