LAJMI I FUNDIT:

Volkswageni me një tjetër skandal

Volkswageni me një tjetër skandal

Pas skandalit të emetimit të gazrave, siç duket problemet e Volkswagenit nuk përfundojnë me aq, pasi tani është konfirmuar se ka parregullsi edhe në nivelet e emetimit të dyoksidit të karbonit, që mund të kenë prekur rreth 800 mijë makina në Evropë.

Volkswageni ka thënë se ky problem është zbuluar ndërsa hetonin emetimin e naftës. Ndërsa ky problem i ri mund t’i kushtojë kompanisë rreth 2 miliardë euro, transmeton Koha.net.

Markat që përfshijnë Volkswagenin, Audin, Skodan dhe Seatin mund të jenë të prekura, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për BBC News. Problemi ka prekur makinat me naftë, por gjithashtu mund të përfshihen edhe ato me benzinë.


Zëdhënësi shtoi se kryesisht problemet shfaqet te makinat me motor të vogël, të cilat nuk përmbushin standardet e emetimit të dioksidit të karbonit. Por, nuk është konfirmuar se cilat modele janë motorëve janë prekur.

“Që nga fillimi kam shtyrë që të bëhet sqarimi i pamëshirshëm dhe i plotë i ngjarjeve. Nuk do të ndalemi në asgjë dhe te askush. Ky është një proces i dhimbshëm, por kjo është alternativa jonë e vetme. Për ne, e vetmja gjë që ka rëndësi është e vërteta”, ka thënë Matthias Mueller, shef ekzekutiv i Volkswagenit.

Në një deklaratë të lëshuar nga kompania thuhet se “siguria e automjeteve nuk është në asnjë mënyrë e komprometuar”.

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori