LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen do të fillojë prodhimin e makinës elektrike ID.3 që nga katër nëntori

Volkswagen do të fillojë prodhimin e makinës elektrike ID.3 që nga katër nëntori

Vështirë të besohet, se Volkswagen do ta futë në prodhim këtë makinë elektrike, brenda disa ditëve

Fillimi i prodhimit të ID.3, do të fillojë zyrtarisht më katër nëntor, në fabrikën e Volkswagen që ndodhet në Zwickau të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Kjo do të jetë një ditë e madhe për Volkswagen, që ka punuara në konvertimin e fabrikës për të prodhuar makina elektrike si dhe pjesë gjithëpërfshirëse të platformës MEB, që nga viti 2018.


“Numërimi së prapthi është duke përfunduar: kanë mbetur edhe tri ditë, që kur Volkswagen do të vë zyrtarisht në prodhimi makinën e parë tërësisht elektrike ID.3. Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen, Herbert Diess do të jenë aty më katër nëntor të vitit 2019, për të parë lëvizjet e para të makinave nga linja e prodhimit në fabrikën që ndodhet në Zwickau”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Volkswagen, lidhur me këtë prodhim.

Në të njëjtën kohë, Volkswagen është një nga prodhuesit më të mëdhenj, që e konverton në tërësi një fabrikë, që dikur prodhonte makina me djegie të brendshme, në fabrikë për prodhimin e makinave elektrike.

Transformimi në faza i fabrikës filloi më 2018, sjellë Telegrafi, ndëras do të përfundojë plotësisht në vitin 2021, duke e shndërruar Zwickau në fabrikën më të madhe dhe më të efektshme të makinave elektrike në Evropë, ku pritet të prodhohen deri në 330 mijë makina elektrike në vit.

“Puna e konvertimit e fabrikës po bën përparime të dukshme, ndërsa është plotësisht sikur ishte planifikuar. Kur të kenë përfunduar ndryshimet e duhura, në këtë fabrikë do të prodhohen gjashtë modele të reja nga platforma MEB”, thuhet më tej në raportin e këtij prodhuesi gjerman.

Modelet e para ID.3 nuk pritet të jenë në shitje, pasi do jenë pjesë e demonstrimeve të ndryshme që do t’i bëjë Volgswagen, derisa blerësit e interesuar, duhet të presin deri në gjysmën e vitit 2020, kur pritet të fillojnë shitjet. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Auto
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Auto

"Një legjendë në ardhje": Mercedes njofton superveturën elektrike AMG

Auto
Kalo në kategori