LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen po i prodhon makinat e reja Golf, shumë më shpejtë se më parë

Volkswagen po i prodhon makinat e reja Golf, shumë më shpejtë se më parë

Këto makina, po dalin nga prodhimi për një kohë shumë të shkurtër

Gjatë kësaj jave, Volkswagen do ta prezantojë modelin e ri Golf, i cili ka filluar të prodhohet në Wolfsburg të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ky model është shumë më kompleks, është gjetur mënyra që të prodhohet shumë më shpejtë se më parë dhe të jetë gati për shitje.


“Kërkon më shumë punë se modelet që prodhoheshin dikur, por një makinë arrijmë ta nxjerrim nga prodhimi, brenda një orë”, ka thënë një nga shefat e bordit në Volkswgen, Dr. Andreas Tostmann. Sistemi i prodhimit të kësaj makine, që e ka platformën e re MQB dhe angazhimi i 8,400 punonjësve, ka bërë që ky Golf të del shumë më herët nga prodhimi.

Në çdo Golf ka nga 2,700 pjesë individuale, 962 lidhje telash dhe 1,340 metra kabllo, derisa te Golf i mëparshëm ka pasur 31 lidhje telash më pak, derisa kishte kabllo, afro 100 metra më pak.

Që nga hyrja në prodhim, kur është vetëm një konstrukt metalik, derisa del nga prodhimi, çdo Golf kalon nga 69 kilometra.

Bashkë me logon e re të Volkswagen, Golf i ri do të ketë pamjen e jashtme dhe të brendshme shumë më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Auto
Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Auto
Shitjet rekord të modeleve M të BMW, më i shituri është modeli elektrik

Shitjet rekord të modeleve M të BMW, më i shituri është modeli elektrik

Auto
Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin

Tesla konfirmon fillimin e prodhimit të Modelit të ri Y në fabrikën e saj në Berlin

Auto
BMW X8 po vjen!

BMW X8 po vjen!

Kalo në kategori