LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen krijon mbështjellës telefoni nga veturat e aksidentuara, që të ngritë vetëdijen mbi përdorimin e telefonit gjatë ngasjes (Foto)

Volkswagen krijon mbështjellës telefoni nga veturat e aksidentuara, që të ngritë vetëdijen mbi përdorimin e telefonit gjatë ngasjes (Foto)

Të gjithë i dinë rreziqet e të shkruarit mesazhe apo çfarëdo përdorimi tjetër të telefonit gjatë ngasjes, por edhe më tutje vazhdon ta përdorë – ironikisht, dikush edhe tani mund të jetë duke e bërë.

Statistikat tregojnë se ata që e përdorin telefonin mbi timon, pa pasur parasysh aftësitë prej shoferi, janë 23 herë më shumë të rrezikuar të përfshihen në aksident, transmeton Telegrafi.

Baza e Volkswagenit në Suedi, ka gjetur një mënyrë të pazakontë dhe mjaft të ndjeshme, që të ngritë vetëdijen e shoferëve, për të mos e përdorur telefonin gjatë ngasjes.


Qeveria suedeze e ka ndaluar me ligj përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe përkundër gjobave të larta, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Për këtë arsye VW ka punuar disa mbështjellës nga veturat e përfshira në aksidente, të cilat sapo kapen në dorë, lënë një vrazhdësi që përkujton ndeshjen. Me këtë, pretendohet se bartësi do ta hedhë tutje telefonin dhe të përqendrohet në rrugë.

“Po që se e njihni dikë që e përdor telefonin gjatë ngasjes, iu rekomandojmë ta ndani këtë lajm me të dhe t’ia shpëtoni jetën”, thuhet në raport. /Telegrafi/

https://youtu.be/L4r5_-eEkL0