LAJMI I FUNDIT:

Vokshi: Incidente të izoluara të porositura nga Basha e Rama

Vokshi: Incidente të izoluara të porositura nga Basha e Rama
Foto: Arkiv

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që merret me drejtimin e procesit të votimit, Albana Vokshi ka njoftuar se deri ën orën 11:30 kanë votuar në të gjithë vendin 11 mijë e 680 demokratë për ratifikimin e vendimit të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vokshi theksoi se ka pasur raportime nga komisionerët për incidentet të izoluara të porositura nga Rama dhe Basha që duan të pengojnë referendumin.

“Ka pasur fluks, interesi i demokratëve është shumë i lartë për të votuar. Është një nga ditët më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Vetë anëtarët kanë vendosur për ratifikimin e vendimit nr. 6 të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Bashës. Raportimi sipas qarqeve; Në Shkodër kanë votuar 1080 anëtarë, Lezhë 1100, Dibër 548, Durrës 1191, në Tiranë  2566, në Elbasan 731, në Berat 251, në Korçë 855, në qarkun Fier 1535, në Gjirokastër 485, në Vlorë 423. Në total deri në 11:30 kanë votar 11 680 demokratë. Në çdo qendër votimi ka fluks dhe tani dhe ky numër duhet të jetë edhe më i lartë se ky që raportuam”.


“Ka pasur raportime nga komisionerët dhe strukturat e PD, kanë qenë të izoluara që dëshmojnë se edhe Rama dhe Basha kanë dashur ta pengojnë. Kemi informacion që kanë qenë të porositur nga Rama e Basha si rasti i Cakranit, që duan të pengojnë referendumin, por asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve për të shkarkuar Lulzim Bashën”. /A2/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori