Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka qenë i ftuar në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Ish-lojtari ka rrëfyer shumë detaje interesante nga karriera e tij, ndër to edhe fjalët që ia tha Fadil Vokrri.


“Askush nuk ka mundur ta refuzojë Prishtinën, ëndërr e gjithsecilit lojtar, me njëfarë forme mu përmbush dëshira ime që të jem pjesë e klubit, aq më tepër të jem zëvendës i legjendës Fadil Vokrri”, ka thënë fillimisht Sahiti.

“E ka thënë në shumë intervista (Vokrri për Sahitin se është zëvendësuesi i tij), e ka thënë edhe në Beograd kur ka qenë pjesë e Partizanit”.

“Ata kanë menduar se do ta thotë për ndonjë lojtar të Partizanit apo klubeve tjera, por e ka thënë për mua”, ka shtuar më tej Muharremi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app