Mërgim Vojvoda është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Serie A.

Mbrojtësi kosovar ka qenë protagonist në pjesën e parë të sfidës Torino - Lecce.


Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0, falë golit të shënuar nga Nikola Vlasic në minutën e 40-të.

torino fc v cagliari calcio serie a 4

Kroati realizoi një gol të bukur, por edhe më i bukur ishte asistimi i reprezentuesit kosovar.

Për Vojvodën asistimi i sontëm ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit italian. /Telegrafi

telegrafi sport app