Vogëlushja Sevim ka nevojë për ndihmën tuaj, që të shërohet (Video)
Mezi e prisnin që nëna e tyre të kthehet në shtëpi me foshnjen e posalindur Sevim, motrat e saj u zhgënjyen shumë kur kuptuan se vogëlushja Sevim ishte diagnostifikuar me sëmundjen e quajtur qiellza në fyt, si dhe një sërë sëmundjesh tjera.
Djepi që priste vogëlushen Sevim, tashmë katër muaj qëndron bosh, për shkak se foshnja duhet patjetër të qëndrojë në spital. E gjithë barra ka rënë mbi supet e kryefamiljarit Afrimit, i cili duhet të kujdeset për fëmijët në mungesë të bashkëshortes, e cila po e shoqëron bijën e saj në spital dhe i cili poashtu duhet të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për t’i mbuluar harxhimet e spitalit dhe për t’u siguruar ushqim anëtarëve të tjerë të familjes. Ai edhe pse punon në punë shtetërore, nuk arrin që të sigurojë 12 mijë eurot që i nevojiten për ta dërguar Sevimin në Turqi për operim.
Afrim Reka, prindi i Sevimit
“Është e sëmurë nga qiellza në fyt, ka edhe probleme tek gishtat, nuk i ka gishtat e vegjël. E ka edhe syrin njërin më të madh një më vogël, me njërin më duket se nuk sheh, është me stopime sonda jo përmes gojës. Ka katër muaj që qëndron në spital. Shoqja është atje, ka qëndruar në shtëpi vetëm katër ditë brenda kësaj periudhe, kur u bë më keq vajza e dërguam menjëherë se nuk mundeshim ta mbajmë në shtëpi, kishte shumë probleme. Punoj në punë të shtetit, por nuk kam mundësi, madje një ditë më ka ndodhur që të më harxhohen të gjitha të hollat, po fat që shoqja merr të holla për fëmijën e tretë, i mora shkova i mora 8000 denarë, edhe deri tash me ato”
Reka thotë se jetojnë në shtëpinë e prindërve të gruas së tij dhe se është shumë i shqetësuar për vajzat e tjera 2, 5 dhe 10 vjeçare, për të cilat nuk ka kush të kujdeset. Gjyshërit janë në moshë të shtyrë dhe po ashtu edhe ata kanë nevojë për përkujdesje. Babai Afrim thotë se mjekët i kanë thënë të pret dy vjet që fëmija të operohet në Maqedoni, megjithatë ata nuk mund të presin kaq kohë për shkak se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët tjerë në shtëpi. Ai thotë se nuk e dëshiron asnjë denarë më shumë se shuma që i kërkohet për operim, pasi ky është preokupimi kryesor i kësaj familjeje.
Afrim Reka, prindi i Sevimit
“Unë nuk kërkoj më shumë se 12 mijë euro, nuk dua të kem as një denarë më tepër, po ajo që ka nevojë le të më shërohet. Kam nevojë për vajzën time të shërohet, pse të presim dy vite kur mundet më shpejtë, se për mua dy vitë janë shumë, edhe fëmijët tjerë mbesin askund, edhe kjo është plakë, gati i ka 70 vjet nuk mund të kujdeset për to. Unë kam familje në Dizhonsk, por nënë nuk kam, më ka vdekur, babën e kam por as ata nuk kanë mundësi që të më ndihmojnë. Me japin pesë euro më shumë nuk munden. Shoqja mi ka lënë fëmijët qe katër muaj në shtëpi, me pampersa I kam të dyja të voglat. Gjyshja nuk mund të ua heq pampersat e po detyrohem edhe unë të merrem me këtë, çfarë të bëjë, më kanë mbetur mua. Babgjyshi nuk mundet, ai është 80 vjeçar, prej meje varen, babëgjyshi dhe gjyshja, unë kam ardh te këto, por kjo gjyshja e ka vetëm atë vajzë, tjetër nuk ka”
Reka punon në ndërmarrjen publike për higjienë komunale dhe për shkak të sëmundjes së vajzës është detyruar që të punojë ndrrimi i natës, me qëllim që gjatë ditës të mund të kujdeset për fëmijët. Ai rrëfen se sa e vështirë është për të gjendja shëndetësore e së bijës, e cila është dobësuar shumë për shkak të problemeve të shumëta shëndetësore, dhe edhe pas katër muajve ajo peshon vetëm 2.8 kilogramë. Ai u bën thirjje të gjithë njerëzve humanë, që t’i dalin në ndihmë, me qëllim që Sevimi bashkë me nënën e saj, t’i bashkohen sa më shpejtë familjes./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=oM8eahmAF8E
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova