Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot më 4 prill 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Sh, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje grabitqare”, nga neni 328 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me 10 vjet e gjashtë muaj burgim është dënuar për vjedhje grabitqare, kurse për mbajtje të pautorizuar të armës është dënuar me 1 vjet burgim.
Sipas komunikatës “trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, fjalëve përfundimtare, të pandehurin B.Sh, për veprën penale vjedhje grabitqare, nga neni 328 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti”.
Megjithatë, gjykata thotë se në bazë të dispozitës së nenit 80 pika 2 të KPRK-së të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjetësh.
I “pandehuri akuzohet se në prill të vitit 2017, në Ferizaj në shtëpinë e të dëmtuarit B.R, me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajë, ka sulmuar të dëmtuarin B.R; B.1.R dhe A.R, i cili është zënë në befasi në kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në atë mënyre që i pandehuri i maskuar dhe me revole ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, ka kontrolluar shtëpinë dhe në njërën nga dhomat ka marr tridhjetë (30) euro, ndërsa gjatë largimit me të vërejtur se të dëmtuarit i janë vënë pas, ndalet në hyrje të shtëpisë nxjerr revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast e godet një herë të dëmtuarin B.R në regjionin e gjoksit dhe të barkut i cili pëson dëmtime të rënda trupore, ndërsa me të dëgjua krismat dalin edhe të dëmtuarit A. R dhe V.S, të cilët gjatë kacafytjes me të pandehurin i njëjti i godet me shufër metalike të dëmtuarit, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankesë në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?