LAJMI I FUNDIT:

Vodhën vegla pune në shtëpitë e mërgimtarëve, arrestohen tre të mitur në Pejë

Vodhën vegla pune në shtëpitë e mërgimtarëve, arrestohen tre të mitur në Pejë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të mitur për vjedhje në Pejë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Stacioni Policor në Pejë të mërkurën rreth orës 07:30 është informuar se në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një rast vjedhje e rëndë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe objekte përcjellëse të viktimave të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Të dyshuarit kanë kontrolluar dhe demoluar shtëpitë e viktimave dhe aty kanë vjedhur vegla pune. Në njoftim tutje thuhet se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar dëshmitarët lidhur me këtë rast.


“Pas një pune intensive të hetueseve tё Stacionit Policor Pejё është arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janë intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në raport.

Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do tu  kthehen pronarëve.

Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte, ndёrsa  njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24 orё. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori