LAJMI I FUNDIT:

Vodhën këpucë në vlerë 150 euro, Gjykata e Mitrovicës i dënon me 9 muaj burgim me kusht dhe 900 euro gjobë tre të akuzuarit

Vodhën këpucë në vlerë 150 euro, Gjykata e Mitrovicës i dënon me 9 muaj burgim me kusht dhe 900 euro gjobë tre të akuzuarit
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Mitrovicë, i ka dënuar me 9 muaj burgim me kusht dhe 900 euro gjobë H.H, F.M dhe E.S, të cilët akuzoheshin se në korridorin e një banese në Mitrovicë vodhën këpucë në vlerë prej 150 euro.

Sipas këtij aktgjykimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi, dënimet nuk do të ekzekutohen nëse të njëjtit nuk kryejnë vepër tjetër penale në periudhën e verifikimit prej një viti nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Po ashtu të njëjtit kanë deklaruar se e ndjejnë vetën fajtor për veprën penale dhe se pranimin e fajësisë e kanë bërë në mënyrë vullnetare.


Andaj, duke marrë parasysh pranimin e fajësisë së cekur më lartë dhe provave të kryerjes së aktit, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë më 20 prill 2023.

Tutje në akgjykim thuhet se gjykata i ka obliguar të pandehurit, që secili veç e veç, t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 10 euro, ndërsa në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej nga 20 euro.

Pra, të gjitha këto në afat prej 30 ditës nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Lidhur me llojin dhe lartësinë e dënimit, gjykata ka pasur parasysh vlerësimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese për matjen e dënimit në mbështetje të nenit 69 të KPRK-së.

Si rrethanë rënduese, gjykata ka marrë parasysh shkallën e lartë të dashjes nga ana e të pandehurve për kryerjen e kësaj vepre penale.

Ndërsa, si rrethanë lehtësuese gjykata e ka vlerësuar pranimin e fajësisë në tërësi të veprës penale në të gjitha fazat e procedurës, që nga fillimi faktin që të njëjtit kanë shprehë keqardhje dhe janë penduar.

Kurse e dëmtuara M.O, ka hequr dorë nga kërkesa pasurore-juridike në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

Ndryshe, të njëjtit akuzoheshin se me 12 gusht 2022 në korridorin e një ndërtese në Mitrovicë, me qëllim të përfitimit të pasurisë se kundërligjshme për vete apo për tjetrin, kanë marrë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që të njëjtit kishin shkuar në objektin e lartcekur dhe në korridor para hyrjes kishin vjedhur këpucë të llojeve të ndryshme, pronë të dëmtuarës M.O., duke i futur të njëjtat në qese e më pas janë larguar në drejtim të panjohur, kurse vlera e dëmit është rreth 150 euro.

Me këtë rast, ata akuzoheshin se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 paragrafi 1 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori