LAJMI I FUNDIT:

VMRO-PP: Të falurve tu ndalohet të merren me politikë

VMRO-PP: Të falurve tu ndalohet të merren me politikë

VMRO – Partia popullore, thotë që për ngritjen e vetëdijes etike të politikanëve dhe të dedikimit të tyre të sinqertë për shtetin dhe qytetarëve, propozon që në kushte kur Kuvendi është i shpërbërë, të bëhet një marrëveshje xhentëlmen midis partive, falja e cila nënkupton mëshirë nga shteti dhe lirim nga përndjekja penale, njëkohësisht të nënkuptojë edhe ndalesë për çfarëdo pjesëmarrje në politikë gjatë 10 viteve të ardhshme, thonë nga partia e Ljupço Georgievski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

VMRO – PP, kërkon që menjëherë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, e gjithë kjo të shndërrohet në ligj. Nga kjo parti po ashtu kërkojnë që Ligji i ri të përmbajë edhe një nen, me të cilën do tu lejohet politikanëve të cilët nuk e pranojnë faljen presidenciale, të kenë mundësi ta dëshmojnë pafajësinë e tyre përmes procedurës së rregullt gjyqësore.

Nga kjo parti po ashtu kërkojnë rishqyrtim të politikave ndëshkuese.


“Maksimalisht angazhohemi për rishqyrtim të tërësishëm dhe revizion të politikës ndëshkuese e cila zbatohet ndaj qytetarëve dhe firmave në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të uljes drastike të dënimeve drakoniane që tani shqiptohen nga gjykatat në Republikën e Maqedonisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori