LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet mbështetja e institucioneve të BE-së për KPK-në

Vlerësohet mbështetja e institucioneve të BE-së për KPK-në

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Kapaciteteve të Administrimit dhe Planifikimit Civil (CPCC) të BE-së, në përbërje të të cilit ishin Jean Marc Pisani, Udhëheqës i Divizionit – Drejtimi i Operacioneve dhe Holger Osterrieder, Udhëheqës i Sektorit për Evropën – Drejtimi i Operacioneve.

Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj prezantoi strukturën e re të KPK-së të bërë me ndryshimet e fundit ligjore, ndërsa foli për punët që janë duke u bërë dhe planifikimet për të ardhmen.

Isufaj me këtë rast ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe atyre në Kosovë, siç është EULEX-i, dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës.


Në anën tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, pasi vlerësuan punën që është duke e bërë KPK, shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për numrin e lëndëve të vjetra, ku lidhur me këtë temë kryesuesi Isufaj tha se rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura. Ai tha se sistemi prokurorial ka vendosur si prioritet zgjidhjen e lëndëve të vjetra me qëllim të mos lejimit të parashkrimit të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori