Nga viti i ardhshëm shkollor pritet që të mos ketë më tri periudha të vlerësimit të nxënësve, por siç ka qenë gjithmonë më parë, të ndahet në dy gjysmëvjetorë. Njohësi i Arsimit e cilësojnë si vendim të mirë, gjersa shpresojnë të jetë vetëm pikënisje e një reformë shumë më të thellë për vlerësimin e brendshëm në shkollat tona.
Vlerësimi në dy periudha pritet të fillojnë nga shtatori i këtij viti, derisa paralelisht më këtë është duke u përpunuar udhëzimi administrativ për ditarët dhe materialet e tjera pedagogjike.
Rinor Qehaja nga Instituti Edguard, ka deklaruar për KosovaPress, se udhëzimi i ri administrativ, është në të mirën e nxënësve dhe se ndryshimi në dy periudha të vlerësimit, është një lehtësim brenda sistemit të arsimit para universitar.
“Ne gjykojmë se kalimi nga tri periudha të vlerësimit në dy, paraqet një vendim të mirë si rishikim i një politike dhe një reforme duke e ndërmarrë disa vite më parë po e cila ka munguar në analizë të mirëfilltë dhe në vlerësimin tonë ky ndryshim nga tri në dy periudha të vlerësimit, është kërkesë e vetë komunitetit të mësimdhënëseve por edhe e nxënësve. Është edhe një lehtësim tutje për brenda sistemit të arsimit para universitar”, ka thënë Qehaja.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur se udhëzimi administrativ ka qenë në dëgjim publik deri më 23 qershor të këtij viti, gjersa shton se MASHTI, planifikon që vlerësimi në dy përudha kohorë të fillojë nga shtatori i vitit 2022.
Përveç kësaj, Nagavci ka deklaruar se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi e kanë cilësuar si ngarkesë të panevojshme.
“Planifikimi është që të kemi vlerësim në dy periudha edhe të fillojë nga viti i ri shkollor, nga shtatori i vitit 2022. Natyrisht, paralelisht më këtë është duke u përpunuar në udhëzimin administrativ për ditarët edhe materialet e tjera pedagogjike, ndonëse në grup punues kanë punuar një numër i madh i personave, dukë përfshirë, përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit. Grupi do të shoh të gjithë komentet që janë marrë sa ka qenë në dëgjim publik, do të këtë edhe një punëtori ku do të shqyrtohen të gjitha komentet dhe shumë shpejt do të vendoset përfundimisht për udhëzimin administrativ dhe do të bëhet publik”, është shprehur Nagavci.
Ministrja e Arsimit tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve.
Ndërkohë, Rinor Qehaja thotë se duhet një rikonstruktim në tërësi të vlerësimit të brendshëm që të këtë një besueshmëri, pasi sipas tij, ka ende të meta sa i përketë vlerësimit të saktë.
“Duhet të kuptojmë se tri periudha të vlerësimit nuk është që bëjnë ndonjë dallim më të madh në cilësi të mësimdhënies, as që bëjnë ndonjë dallim në besueshmëri të vlerësimit të brendshëm, ato të meta vazhdojnë të jenë prezentë dhe nuk korrigjohen nga riformativi i frekuencës së vlerësimit. Është e rëndësishme që të kuptojmë që reforma e vërtete që do të sillte në impakt të drejtpërdrejt në cilësi të mësimdhënësit dhe mësimnxenies është ristrukturimi në tërësi të vlerësimit të brendshëm në shkollat tona dhe kjo përfshinë testet e standardizuara, të cilat do të na siguronin vlerësime të ngjashme, të besueshme dhe valide për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Shpresojmë shumë që ky udhëzim administrativ dhe ky riformativ i frekuencës së vlerësimit të jetë vetëm pikënisje e një reformë shumë më të thellë për vlerësimin e brendshëm në shkollat tona”, theksojë Qehaja./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë