Kompanitë austriake në Kosovë dëshirojnë stabilitet politik, mbrojtje të investimeve, përmirësim të infrastrukturës dhe luftë kundër korrupsionit, ndërsa me tatimin mbi të ardhura dhe me fuqinë punëtore janë relativisht të kënaqura.
Kështu u tha sot nga përfaqësues nga Oda Ekonomike Austriake dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e prezantimit të barometrit të Ekonomisë së Kosovës-Anketa e bizneseve austriake 2017-18.
Peter Hasslacher nga Oda Ekonomike Austriake, tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, si dhe investimet e Austrisë në Kosovë mund të jenë shumë më të larta.
“Shkëmbimet tregtare mes Austrisë dhe Kosovës, si dhe investimet e Austrisë në Kosovë mund të jenë shumë më të larta. Shkëmbimet tregtare mes Austrisë dhe Sllovenisë janë 5 miliardë euro në vit. Ndërsa shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Austrisë janë 60-70 milionë euro, rreth 100 milionë euro. Do të thotë ka shumë më shumë hapësirë për bashkëpunim dhe në të dy drejtimet ka hapësirë për më shumë eksporte të Austrisë në Kosovë”, tha ai, shkruan KosovaPress.
Sipas tij, eksportet austriake në Kosovë janë duke u rritur dhe se sipas anketës del se në përgjithësi zhvillimi ekonomik në vend është i mirë, por që stabiliteti politik mbetet sfidë.
“Vlen të theksoj rezultatet janë befasisht të mira. Shumica e kompanive austriakë në Kosovë planifikojnë të kenë qarkullim më të madh në vitin e ardhshme. 50 për qind të të anketuarve planifikojnë investime të reja dhe mbi 40 për qind e të anketuarve planifikojnë të rrisin numrin e punëtorëve në Kosovë. Vlerësimi i gjendjes ekonomike është pozitiv. Shumica shpresojnë dhe janë optimist për përmirësim të ambientit të bërin biznes. Më e mira është se 80 për qind të anketuarve janë deklaruar se do të investonin prapë në Kosovë. Pyetja se çfarë mund të bëhet më mirë këtu, firmat austriake janë përgjigjur se dëshirojnë stabilitet politik, siguri ligjore një temë shumë e rëndësishme dhe ajo që u përmend më herët janë kualifikimi dhe shkollimi i fuqisë punëtore”, ka thënë Hasslacher.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se Austria është një ndër pesë vendet që në Kosovë ka investuar më së shumti dhe se sipas tij vlera e investimeve kap shifrën 250 milionë euro.
“Është një ndër 5 shtete që në Kosovë ka investuar më së shumti. Vlera e investimeve direkt 250 milionë euro. Janë më tepër se 100 firma nga Austria në kapital të përzier që janë në Kosovë. Janë 30 përfaqësi të brendeve “Made in Austria” që janë aktive në Kosovë. Janë mbi 50 milionë euro shkëmbime tregtare mes dy shteteve mike dhe ajo çka është më me rendësi Austria është shteti i pestë nga volumi i investimeve në Kosovë, pas Zvicrës, Turqisë, Gjermanisë dhe kjo na obligon moralisht të bëjmë më tepër“, tha Gërxhaliu.
Po ashtu Gërxhaliu tha se investimet e Austrisë në Kroaci në formë direkte janë afër 8 miliardë euro, investimet në Slloveni janë 8.5 miliardë euro, Bosnjë e Hercegovinë 3.5 miliardë dhe në Serbi janë 5 miliardë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës