VLEN përmes një kumtese sot akuzon BDI-në dhe LSDM-në se qeverisja e tyre ka larguar vendin shumë nga BE-ja
“LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra?
BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të thuhej JO për Rusinë. Ali Ahmeti i gënjente satelitët e tij se SHBA nuk do të lejonte që BDI të mos ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Jo vetëm që shumica e shqiptarëve u thanë JO në zgjedhje, por tani ua tërheqin veshët si Miushit Miki për planet e tyre për të nxitur tensione. Prandaj, është koha që LSDM dhe BDI të dalin nga filmi i rremë në të cilin jetojnë. Ne nuk jemi si ata që të përvetësojmë qëllime strategjike nacionale që për nga natyra e rëndësisë tejkalojnë mandatin e një Qeverie”, thonë nga VLEN.
Megjithatë, theksojnë nga atje, duhet të pranojnë se qeverisja e tyre e papërgjegjshme dhe korruptive e ka larguar më shumë vendin nga BE-ja.
“Agjenda jonë reformuese është një konfirmim i drejtpërdrejtë se ne po punojmë për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Kjo u dhemb atyre. Ashtu siç u dhemb që do të ketë reforma në drejtësi për të eliminuar “mykun” dhe ne do të zbatojmë luftë të pakompromis kundër korrupsionit”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë