LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Pranimi i fajit nga Memeti dhe Georgiev dëshmi për uljen e besimit të qytetarëve!

VLEN: Pranimi i fajit nga Memeti dhe Georgiev dëshmi për uljen e besimit të qytetarëve!

Pranimi i fajit për rryshfet nga Ixhet Memeti, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Naqe Georgiev, konfirmon korrupsionin e pariparueshëm dhe të thellë në sistemin e drejtësisë, thonë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, vettingu I BDI-së është farsë, kurse zotimet e tyre për drejtësi janë gënjeshtër.


“Pranimi i fajit nga z. Memeti, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Naqe Georgiev, për ryshfet prej 10 mijë eurosh, me qëllim uljen e dënimit të ish kryetarit të komunës së Novosellës, z. Boro Stojçev është një dëshmi e hidhur e uljes së mëtejshme të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Prokuroria “Abazi” për të shpëtuar kokën ka vendosur të bëjë një marrëveshje me këta persona, duke lehtësuar procedurat dhe dënimet e tyre, ndërsa organet e drejtësisë e kanë pranuar “marrëveshjen” me të njëjtën indiferencë dhe mungesë morali”, tha Fari Iseni nga VLEN.

Të pyetur nëse janë për shkarkimin e Këshillit të Prokurorëve, ashtu siç kërkon VMRO-DPMNE-ja, nga VLEN thonë se organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa ndikime politike.

“Qëlimi jonë si koalicion VLEN është të krijojmë kushte të nevojshme që, si prokuroria, si gjyqësori të kemi kushte optimale për të ndjek, për të bërë hetuesin dhe për të sjell aktgjykime në bazë të fakteve, në bazë të dëshmive, pa ndikime politike”, u shpreh Iseni.

Kryeministri Mickoski paralajmëroi shkarkimin e Këshillit të Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik gjë që kundërshtohet nga BE-ja.

Nga 40 rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së nuk parashihet shkarkimi i Këshillit, por se BE-ja është kundër kësaj mase I drejtpërdrejtë ishte Ambasadori I BE-së, Dejvid Gir, I cili potencoi se kjo do të thotë përzierje në pavarësinë e gjyqësorit që do të shkaktojë shqetësime.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori