VLEN: Jemi të përkushtuar për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari

VLEN përmes një komunikate për media thotë se kuadrot e saj nuk janë vetëm përfaqësues të popullit, por shërbëtor të çdo qytetari të këtij vendi.
Nga VLEN thonë se që nga dita e parë në qeveri, kanë treguar se fjalët nuk janë të mjaftueshme – veprat janë ato që i japin zë ndryshimit.
“Me një përkushtim të palodhur dhe të palëkundur, kuadrot e VLEN-it janë në vijën e parë të betejës për popullin, duke dëshmuar se ata nuk janë thjesht përfaqësues, por shërbëtorë të çdo qytetari të këtij vendi. Pensionistët, një prej shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, do të përfitojnë nga një rritje prej 5.000 denarëve, duke filluar me 2.500 denarë nga shtatori, duke u dhënë mbështetjen që meritojnë për një pleqëri të denjë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Nga ky koalicion përpos rritjes së pensioneve theksojnë se janë të përkushtuar edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësorë, duke theksuar dhe barnat e reja në listën pozitive.
“Në fushën e shëndetësisë po ndodh një transformim i madh. Nga 16 shtatori, pacientët do të kenë qasje në nëntë barna të reja nga lista pozitive, një listë e cila nuk ishte përditësuar për një dekadë të tërë. Kjo reformë e rëndësishme përmirëson ndjeshëm kujdesin shëndetësor dhe lehtëson barrën financiare për mijëra qytetarë. Gjithashtu, mbi 84.000 të punësuar në administratën shtetërore do të marrin shpërblimin e merituar prej 11.000 denarë përmes K-15, një masë që nuk është thjesht ndihmë ekonomike, por një shprehje e qartë e respektit për punën e palodhur të çdo punonjësi. Në këtë paketë mbështetëse përfshihen edhe mësimdhënësit e shkollave – arkitektët e së ardhmes sonë – duke treguar se VLEN nuk harron askënd”, thonë nga VLEN.
Sipas njoftimit koalicioni VLEN i shtyn përpara reformat e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve në të gjitha institucionet shtetërore.
“Përmes veprave konkrete, ne po ndërtojmë një të ardhme ku çdo qytetar gëzon sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien që meriton!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë