Koalicioni VLEN ka akuzuar sot BDI-në dhe LSDM-në se kanë tentuar ta rikthejnë ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin në Maqedoni, siç thonë ata, për të shkaktuar përçarje në OBRM-PDUKM.
“Të mpirë nga pushteti 20-vjeçar dhe të verbuar nga sjellja arrogante, BDI ka zgjedhur heshtjen përballë të vërtetës. Opinioni publik ka mësuar së fundmi detaje tronditëse se si kjo parti, përmes eksponentëve të saj, ka orkestruar si në një skenar filmi hollivudian rikthimin sensacional të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Shkup”, thonë nga koalicioni VLEN përmes një komunikate për media.
“Në detajet shokuese rreth operacionit për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të inkuadruar një grup kontrabaduesish në krye me kryetarin e partisë Ali Gruevski Ahmeti, ish zv/kryeministrin Artan kazinomani Grubi dhe ish ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Pacientin Osmani i cili gjatë kohës deri sa ishte ministër, e kishte takuar Gruevskin në Budapest. Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Bujar Osmani. Aliu i cili ka aq shumë nostalgji për Nikolla Gruevskin që iu ka bërë aq shumë dëm shqiptarëve, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve tanë” në gjykata. Gjithsesi, kjo ka qenë pjesa më pozitive e takimit, të cilin ka arritur ta incizojë një i punësuar në administratë. Derisa ka zgjatë takimi, nga kabina e përkthyesit ka arritur ta incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin e njëjte t’ia dorëzoj Blerim Qoseto Bexhetit. Ahmeti dhe BDI për të zbatuar planin e tyre për lirimin e Gruevskit, kryenin presion të ashpër ndaj Gjykatës së Lartë, por këtu hasën në rezitencë të kryetares së kësaj gjykate Besa Ademit, ndaj të cilës më vonë u ngritë iniciativë për shkarkim si pasojë e mos dëgjimit të urdhrave. Kujtojmë opinionin, se në atë kohë Ambasadori holandez kishte vizituar Ali Gruevskin në Reçicë të Vogël ku i kish dhënë vërejtje se ai dhe partia e tij duhet të heqin dorë nga gjykatat dhe të ndalonte presionin. Kujtojmë edhe ndryshimet në kodin penal që u realizuan nga BDI janë sjellë me qëllim që të aktivizohet ai nga Budapesti”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A do të ndikojë publikimi i identitetit të të pandehurve në rritjen e transparencës ndaj gjyqësorit?

Në bunkerë të improvizuar kanë ruajtur drogë, Prokuroria hap procedurë për tre persona nga Shkupi

Osmani për masakrën e Pastasellës: Vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze