LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin urdhëron arrestimin e gruas së Alexei Navalnyt

Vladimir Putin urdhëron arrestimin e gruas së Alexei Navalnyt

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny.

Gjykata akuzoi Navalnayan, e cila jeton jashtë Rusisë, për pjesëmarrje në një grup “ekstremist”.

Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët
Lexo po ashtu Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme - shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët

Vendimi do të thotë se ajo do të përballet me arrestim të sigurt nëse shkel në vend, shkruan skynews.


Navalnaya u njoftua me bashkëshortin gjatë pushimeve të vitit 1998 në Turqi.

Ajo qëndroi kryesisht në hije gjatë karrierës politike të bashkëshortit deri në helmimin e tij në vitin 2020.

Që atëherë ajo është zotuar të marrë përsipër punët e bashkëshortit të ndjerë dhe u ka bërë thirrje rusëve që të “përdorin çdo mundësi” për të luftuar kundër regjimit të Vladimir Putinit, gjykata e të cilit lëshoi urdhër-arrestin.

Intervista e papublikuar e Navalnyt: Nëse më vrasin, asgjë nuk do të ndryshojë
Lexo po ashtu Intervista e papublikuar e Navalnyt: Nëse më vrasin, asgjë nuk do të ndryshojë

Ndryshe, shërbimi i burgjeve ruse kishte raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. /Telegrafi/