Vladimir Putin mund të ‘sulmojë sistemet e komunikimit e Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira’, paralajmëron shefi i ushtrisë britanike
Vladimir Putin mund të nisë një sulm ndaj Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira duke rrëzuar sistemet e saja të komunikimit dhe ta izoloi atë nga pjesa tjetër e botës, paralajmëron kreu i forcave të armatosura të Britanisë.
Admirali Sir Tonny Radakin tha se presidenti rus ka kapacitet për të nisur një sulm në drejtim të sateliteve të GPS-it dhe të telekomunikimit që mund të shkaktojë kaos për Perëndimin.
Lideri rus ka kërcënuar vazhdimisht fuqitë perëndimore që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në muajin shkurt dhe tregoi se ai ishte i gatshëm të përdor armët nukleare për ta mbrojtur sovranitetin rus, transmeton Telegrafi.
Dhe situata ka përshkallëzuar pas aneksimit zyrtar nga Rusia të katër rajoneve ukrainase, që nënkupton se ai mund të pretendoi se një sulm mbi ato toka është sulm mbi Rusinë – edhe pse aneksimi nuk është pranuar nga shumica e komunitetit të gjerë ndërkombëtar.
Sir Tonny ka vënë në qendër të vëmendjes një sërë opsionesh që Putin mund të përdorë ndaj Perëndimit nga sabotazhet dhe raketat nukleare e deri tek lufta e informacionit.
Ndërsa trupat e Putin kanë pësuar shumë goditje poshtëruese gjatë agresionit të vazhdueshëm të Ukrainës, dhe me shumë zona të okupuara duke u çliruar, Sir Tonny ka paralajmëruar që të mos të nënvlerësohen kapacitetet e Rusisë.
Ai në një intervistë tha se: “Rusia ka kapacitete në hapësirë. Kemi parë një shembull të kësaj në fund të vitit të kaluar, kur Rusia e shpërtheu një objekt në hapësirë që krijoi mbetje të mëdha hapësinore”, raporton Mirror.
“Rusia ka kapacitete nukleare, Rusia ka kapacitete nënujore”, shtoi tutje Sir Tonny Radakin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPremiera: Samsung Galaxy A16
"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku
Komisioni Europian e gjobiti kompaninë e Zuckerbergut me gati 800 milionë euro
The Guardian largohet nga platforma X, reagon Musk: Kjo gazetë është makinë propagande
“Talk Talk” gjobitet me 3 milionë paund
Which? padit Apple mbi përdorimin e iCloud