Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndëshkuar klubin e futbollit Liria me dy ndeshje pa prani të tifozëve dhe një gjobë prej 2000 euro, për shkelje të rregullave gjatë organizimit të ndeshjes kundër Vëllaznimit.
Ndeshja e fundjavës së kaluar në Ligën e Parë u luajt në Prizren, ku Liria doli fituese me rezultatin 1-0.
Përveç ndëshkimit të klubit, ndihmëstrajneri i Lirisë, Kevin Xhafa, është pezulluar për dy ndeshje nga kryerja e detyrave të tij, pasi që ofendoi dhe fyeu një zyrtar të klubit Vëllaznimi.
Gjatë incidentit në Prizren, dy lojtarë të Vëllaznimit u lënduan dhe u detyruan të largoheshin nga fusha.
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka njoftuar edhe disa vendime të tjera në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin kosovar.
Nd/ Trajneri i FC ” Liria ”, Kevin Xhafa nr ID 038106. Pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët mysafirë sulmohen nga tifozët vendas, fyen dhe ofendon drejtorin sportiv të mysafirëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Liria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
FC ”Liria” – Lëshim në organizimin e ndeshjes: Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarrë në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vëllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi.
Klubi vendas FC Liria, mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë brenda dhe në afërsi të stadiumit , para , gjatë dhe pas ndeshjes. Për përgjegjësinë për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tyre ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji , me ç’rast i nënshtrohet dënimeve disiplinore.
I.Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore si dhe nenit 53 paragrafi 1 pika a , pika b dhe pika c i (Rregullores Disiplinore 23/24) ; Dënohet me mos zhvillimin e dy ndeshjeve në fushën e vetë pa praninë e shikuesve sipas radhës organizuar nga FFK .
II.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 I Rregullores Disiplinore (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendi dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes); Dënohet me shumë prej 2000 euro (dy mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Një skuadër angleze i ofron Liverpoolit 60 milionë euro për Darwin Nunez

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler