Vjen transferimi i parë i madh në Ligën Premier në këtë afat kalimtar, Werner kalon te Tottenham

Sulmuesi gjerman Timo Werner iu bashkua Tottenhamit dhe ky është transferimi i parë i madh këtë dimër në Ligën Premier.
Sulmuesi i Leipzig vjen në Londër në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe Tottenham do të ketë gjithashtu opsionin e blerjes, shkruan Fabrizio Romano.
Werner ka luajtur më parë në Angli kur mbërriti te Chelsea nga RB Leipzig në vitin 2020 për një transferim prej 53 milionë eurosh, por nuk i përmbushi pritjet.
Në 89 ndeshje, ai shënoi vetëm 23 herë dhe humbi pozicionin e tij si startues dhe u kthye në Leipzig në verën e 2022.

Nga
Telegrafi
06/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































