LAJMI I FUNDIT:

Vjen shkarkimi i parë në Bundesligë

Vjen shkarkimi i parë në Bundesligë

Viktor Skripnik nuk është më trajneri i Werder Bremenit.

46-vjeçari ukrainas është shkarkuar nga drejtuesit e klubit duke paguar kështu pasojat për nisjen e dobët që i ka bërë skuadra sezonit.

Tri humbje në tri javët e para të kampionatit e fundit këtë të shtunë ndaj Borussia Moenchengladbach me shifrat 4-1, por edhe eliminimi nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë Lotte kanë ndikuar në vendimin e drejtuesve të Werderit për të larguar nga detyra trajnerin ukrainas Skripnik.


Për momentin drejtimi i skuadrës për dy ndeshjet e radhës ndaj Mainz dhe Wolfsburg i është besuar trajnerit të ekipit të rinjve Alexander Nouri.

46-vjeçari Viktor Skripnik e kishte marrë drejtimin e Werder Bremenit në vitin 2014 ndërkohë që në të kaluarën ai ka qenë futbollist i këtij klubi nga viti 1996 deri në 2004-n duke fituar një titull kampion dhe dy Kupa të Gjermanisë me këtë skuadër.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori