LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Stivi Frashërit, i cili u sulmua gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani

Vjen reagimi i Stivi Frashërit, i cili u sulmua gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani
(Foto: Instagram/stivifrasheri77)

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u sulmua nga tifozët gjatë incidenteve që shpërthyen të dielën në ndeshjen e zhvilluar si mysafir te Gjilani.

Tifozët vendas hynë në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjilan dhe gardiani mysafir u sulmua dhe mes tjerash u godit në kokë.

Ai u dërgua për trajtim mjekësor me autoambulancë dhe më pas u shpërndanë disa fotografi, ndërsa gjatë ditës së sotme (e hënë) ka ardhur reagimi i tij në rrjetet sociale.


(Foto: Screenshot/Facebook)

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore”.

Stivi Frashëri është liruar nga spitali, ndërsa Ballkani i rikujton Gjilanit se si është pritur në Therandë
Lexo po ashtu Stivi Frashëri është liruar nga spitali, ndërsa Ballkani i rikujton Gjilanit se si është pritur në Therandë

“Sot, po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem…”.

“Më vjen shumë keq që nuk mundem t’ju kthej përgjigje të gjithëve. Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar portieri në InstaStory. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/stivifrasheri77)

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori