LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i parë në rrjetet sociale nga Wilder pas humbjes nga Fury dhe paralajmëron trilogjinë: Unë jam një mbret, lufta sapo ka filluar

Vjen reagimi i parë në rrjetet sociale nga Wilder pas humbjes nga Fury dhe paralajmëron trilogjinë: Unë jam një mbret, lufta sapo ka filluar

Deontay Wilder ka humbur titullin e kampionit të botës në kategorinë WBC.

Boksieri amerikan është mposhtur në Las Vegas nga Tyson Fury, me britanikun që tani është kampion bote në WBC.

Më në fund ka ardhur edhe reagimi i parë i Deontay Wilder në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video i është drejtuar tifozëve të tij.


Wilder fillimisht i përshëndeti fansat e tij e pastaj foli edhe për meçin, duke paralajmëruar trilogjinë pasi ka thënë se lufta sapo ka filluar.

“Mbreti juaj është këtu dhe unë nuk do të shkoj askund, sepse lufta sapo ka filluar”.

Fury e kishte paralajmëruar humbjen e Wilderit dhe trilogjinë që do të ndodhë, nga meçi i tretë dy boksierët do të fitojnë shuma të çmendura
Lexo po ashtu Fury e kishte paralajmëruar humbjen e Wilderit dhe trilogjinë që do të ndodhë, nga meçi i tretë dy boksierët do të fitojnë shuma të çmendura

Boksieri amerikan ka thënë se do ta rimarrë përsëri titullin e kampionit.

“Unë jam një luftëtarë, unë jam një mbret, nuk mund askush ta marrë krenarinë time, nuk heq kurrë dorë”.

Deontay Wilder (Foto: Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të kthehem përsëri pasi do të luftoj deri në vdekje. Do të ngrihemi përsëri dhe do ta rimarr titullin”, ka thënë ndër tjera Wilder.

Krejt në fund Wilder ka lënë të nënkuptohet se do ta aktivizoj klauzolën për trilogjinë ndaj Furyt.

“Do të ju shoh brenda disa muajve, sepse lufta vetëm sa ka filluar. E gjithë dashuria ime shkon për njerëzit e mi”, përfundoi Wilder. /Telegrafi/

View this post on Instagram

( In My Shaka Zulu Voice) #Prepare For War #BombZquad

A post shared by Deontay Wilder (@bronzebomber) on Feb 28, 2020 at 5:51pm PST

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori