Site icon Telegrafi

Vjen në jetë vajza e Sarës dhe Bardhit, vogëlushen e pagëzuan me emrin Nea

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë bërë prindër për herë të parë, pasi sot erdhi në jetë vajza e tyre, Nea.

Këtë e bënë ditur çifti përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, duke kumtuar me ndjekësit lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre.

“Na e mbushe jetën mua dhe babit sot Nea jone!”, ishte përshkrimi që bënë Sara dhe Bardhi në postimin e tyre.

Ata gjithashtu publikuan një foto të Bardhit duke mbajtur në krah vogëlushen e tyre.

Me t’u kumtuar lajmi, ndjekësit e miq të afërt të çiftit vërshuan me urimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version