Vjen dorëheqja e parë në Superligën e Kosovës, Bekim Shotani largohet nga Ballkani

Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të ekipit nga Suhareka, Ballkani, teksa dorëheqja e tij u pranua nga kryesia e klubit.
Ballkani e nisi pozitivisht sezonin duke shënua fitore në udhëtim në xhiron e parë ndaj Lirisë me rezultat 1-0.
Megjithatë, në ndeshjen e dytë në shtëpi humbi thellë nga Llapi, teksa u mposht edhe në xhiron e tretë nga Feronikeli.
Këto dy humbje kanë bërë që Shotani të ofrojë dorëheqjen e tij nga trajneri i Ballkanit, teksa ajo u pranua nga kryesia e klubit, e cila njoftoi me anë të një postimi.

Postimi pa ndërhyrje i KF Ballkanit: Përshëndetje të dashur tifozë të Suharekës Therandë, 02.09.2018 - Pas humbjes së djeshme me Feronikelin, trajneri ynë i deri tashëm z.Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje me vetëdëshirë. Ne si klub i jemi shumë mirënjohës për punën e shkëlqyer të deritashme , jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale dhe njerzore . Futbolli është tillë dhe duhet të pajtohemi me ndërrime, fitore por edhe humbje. Klubi ka nevojë më shumë se çdo herë për përkrahjen e qytetit dhe të dashamirëve. Per gjithëçka rreth ndryshimeve do të iu informojmë me kohë . Faleminderit Suharekë FC Ballkani/Telegrafi/









































