Vjedhje e rëndë në Kaçanik, hajnat marrin armë dhe stoli ari në vlerë 1,500 euro

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në komunën e Kaçanikut, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kanë marrë sende me vlerë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në intervalin kohor nga 31 gusht deri më 1 shtator 2025, rreth orës 18:40 – 01:15, kur ankuesi ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes një dritareje.
Nga shtëpia janë vjedhur një pistoletë me leje së bashku me një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë prej rreth 1,500 euro.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e rastit ka iniciuar hetimet, ndërsa rasti është klasifikuar si “vjedhje e rëndë”. Autorët e dyshuar janë ende në kërkim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































