LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje dhe të shtëna në Bit Pazar

Vjedhje dhe të shtëna në Bit Pazar

Në SPB Shkup dje në mbrëmje rreth orës 20:00, është denoncuar vjedhje në rrugën ‘192’ në Bit Pazar ndërsa gjatë vjedhjes ka pasur edhe të shtëna ku një 42 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Siç njoftojnë nga MPB, i lënduari është bartur në spital ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lëshuar për shërim në shtëpi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Automjeti në të cilën është kryer vjedhja është siguruar nga ana e policisë.


Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/