Në seancën e sotme parlamentare derisa deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami kërkoi llogari nga kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli për tiketën ngjitëse për regjistrimin e automjeteve, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Sali Zyba ka kërkuar përgjegjësi nga ish-ministrja Bajrami për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë euro në Ministri të Financave.
Zyba tha se nëse tiketa ngjitëse qenka e formës korruptive le ta bartë këtë përgjegjësi Qeveria aktuale.
“Tendenca për me hapur një temë tjetër, po, ka hapësirë ndoshta edh këtu, por kur e morët fjalën ju deputete Bajrami dhe folët për 2.1 milionët, unë fillova me u gëzuar që mos ke bërë zgjidhje për ato 2.1 milionë që janë vjedhur në kohën tënde. Nëse kjo tiketë qenka e korrupsionit le të bartë kjo qeveri këtë tiketë në emër të korrupsionit, por është mandati ai që përcakton. Andaj, me këtë ton meqë pa të drejt nga kolegia, nuk po e di çka është ky vrull i juaji kështu”, theksoi ai.
Për këtë ka replikuar ish-ministrja Bajrami, e cila tha se kurrë nuk kanë me arrit deputetët e VV-së me zënë ngushtë për këtë çështje.
Ajo theksoi se i kanë denoncuar keqbërësit dhe ata gjinden në burg. Por, ka pyetur deputetin Zyba çfarë kanë bërë deri tash si pushtet lidhur me këtë çështje.
“Kurrë mos tentoni me më heshtë me rastin 2.1 milionëshit që është vjedhur në kohën time kur kam qenë në Ministri, asnjë herë. S’keni me mundur kurrë me arrit atë. Kurrë s’keni me mundur me më heshtur. Jam kanë ministre dhe e vetmja përgjegjësi e imja është që unë kam ndodhur ministre në atë kohë. Në kohën sa unë kam qenë ministre, unë i kam denoncuar keqbërësit dhe ata gjinden në burg. Çka keni bërë ju prej kohës 22 mars?”, theksoi ajo.
Kundër replikë pati sërish nga deputeti Zyba lidhur me këtë çështje.
“Për me qenë i sigurt që e kuptova të kaluarën heroike tënde, theksuat se ‘i kam arrestuar’, i ke fut në burg. Ndërsa, për raportin 200 ditësh, theksuat se ‘keni bërë ju, por autoritetet’. Ne nuk kemi pasur vendime të tilla që po dëshiron me cilësua këtu veprime të kundërligjshme. Edhe tonat kanë qenë ligjore, por për dallim prej asaj tiketës tënde 2.1 milionë, dallimi duket më I vogël, por për periudhën është për të ardhmen, e jona, ndërsa e jotja I takon të kaluarës”, thekson Zyba.
Pas këtij debati, Kuvendi mori vendim që seanca të vazhdon punimet të mërkurën në orën 13:00. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Çmimi i Bitcoin rritet përsëri ndërsa Trump promovon rezervën e kriptovalutave të SHBA-së

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës