Përdoruesi i Twitter i njohur si Muselk, ka postuar imazhin që tregon se si duket tepihu i shtruar në një dyqan pajisjesh elektronike diku në Francë.

Vizat e vendosura në formë të pa rregullt dhe mashtrimi optik që është krijuar, kanë bërë të duket sikur dyshemeja është me gropa, kur në fakt gjithçka ishte rrafsh, transmeton Telegrafi.


Forma tredimensionale e tepihut që duket sikur dyshemeja është me gropa foto 2 Tepihu i rrafshët që duket sikur ka gropa

“Kushdo që e ka dizajnuar këtë tepih është djallëzor. Këtu dyshemeja është e rrafshët”, ka shkruar Muselk.

Forma tredimensionale e tepihut që duket sikur dyshemeja është me gropa foto 3 Mashtrimi optik ndryshon dukjen e dyshemesë

Shumë njerëz të tjerë që ishin në atë lokal, kanë shfaqur fotografitë nga ky lokal, që duket sikur është bërë sensacion shkaku i shtrojës. /Telegrafi/