LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Trump në Londër është paralajmëruar për tetor, që tani ka filluar mobilizimi për protestë

Vizita e Trump në Londër është paralajmëruar për tetor, që tani ka filluar mobilizimi për protestë

Aktivistët britanikë janë mobilizuar për një protestë masive kundër vizitës së presidentit të SHBA-së Donald Trump në Londër, e cila është planifikuar në muajin tetor.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka ftuar Trump në Londër javën e kaluar, pas takimit në Forumin botëror ekonomik që u mbajt në Davos të Zvicrës.

Në një intervistë të dhënë për Pierce Morgan, Trump tha se po planifikon të bëjë një vizitë në Londër gjatë muajit tetor “për shkaqe pune”.


Trump ende nuk ka konfirmuar datën e vizitës.

Faqja në rrjetin social Facebook “Protestoni vizitën e Trumpit” ka filluar të mobilizojë protestuesit që prej ditës së enjte.

‘’Sapo është bërë e ditur: Donald Trump do të vijë në Britani në një vizitë në Londër. Le të bëhemi gati, dhe të bëhemi gati për protestën më madhështore në histori”, thuhet në postim.

Të dielën në mbrëmje 22.000 persona nënshkruan për të dalë në rrugët e Londrës.

Ndryshe, më 20 janar mijëra vetë u mblodhën në Londër për të protestuar kundër Trump në përvjetorin e inaugurimit dhe në marshin e grave.

Majin e kaluar, peticioni online kundër planeve te qeverisë për ftesën dërguar presidentit Trump mori më shumë se 1.8 milion nënshkrime. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori