Javën që po lëmë pas ishte për vizitë në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pas situatës së tensionuar në Kosovë për shkak të vendosjes së reciprocitetit për targa ndaj Serbisë tha se Kosova ka të drejtë dhe Serbia duhet të ndalojë manovrat teatrale me ushtri.
Po javën që po lëmë pas, u arrit marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel pas vendosjes së reciprocitetit për targa dhe tensionimit të situatës në veri.
Ndërkaq, të premten, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese.
Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar të hënën për një vizitë në Kosovë, ku ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe kryetarët e partive politike.
Pas vizitës me Kurtin, kreu i Qeverisë së Shqipërisë, ka folur për çështjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë, dialogun Kosovë-Serbi, pastaj për “Open Ballkan”, etj.
Rama në një konferencë për media ka thënë se nuk ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas situatës së krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit me targa sepse nuk ka pasur çfarë të ndërmjetësoj pasi që sipas tij Kosova në këtë pikë ka të drejtë, raporton Telegrafi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.
“Është për të ardhur keq se në vend të përparimit të dialogut dhe njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.
Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, shkruan Telegrafi.
Rama shtoi se reciprociteti për targa është normë elementare e të drejtës legjitime të shtetit të Kosovës, por edhe marrëveshje e arritur me kohë në mes dy qeverive.
“Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që ti kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se dita kur Serbia do ta njoh Kosovën është e pashmangshme, dhe kjo do vulos fundin e rrugës së vështirë dhe paqes.
Rama po ashtu ka folur për “Open Ballkan”.
“Tani jam edhe më i bindur sesa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht se kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por është e rëndësishme se kjo është mosdakordësi në politikë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga kjo. Themeli i dakordsisë tonë është i një natyre tjetër jo politike por kombëtare dhe vëllazërore”, tha Rama.
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat
I dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se më 20 shtator është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas dy ditëve të negociatave intensive është arritur një marrëveshje për deeskalim të situatës, ndërsa ka falënderuar Bislimin dhe përfaqësuesin e Serbisë për gatishmërinë për të negociuar.
“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën, më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it. /Telegrafi/
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.
Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë sa vijon:
– Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.
– Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.
– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. /Telegrafi/
Fillon subvencionimi i kredive konsumuese, Murati tregon se kush mund të përfitojë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese.
Murati thotë se “sot kemi operacionalizuar edhe Masën 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese”.
Gjithashtu, ministri ka treguar se kush mund të përfitojë nga subvencionimi i kredive konsumuese, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë”, thotë ai.
Ministri Murati ka treguar edhe shumën e subvencionimit.
Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.
Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;
Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;
Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.
Çka duhet të bëni për të përfituar?
Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).
Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.
Murati thotë se “me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje