Java që po lëmë pas nisi me vizitën e dy kryeministrave të BENELUX-it, atë të Holandës, Mark Rutte dhe të Luksemburgut, Xavier Bettel të cilët erdhën në Kosovë pas zhvillimeve të fundit.
Po gjatë javës, për vizitë erdhi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me homologun Albin Kurti.
Ky i fundit nuk e priti në takim pasi Rama kishte anuluar javë më parë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, me arsyetimin se për shkak të zhvillimeve në veri nuk mund të mbahet.
Ndërkaq të premten, rasti i vilave në Brezovicë u bë sërish lajm, por kësaj here Gjykata e Pejës kishte marr vendim për lirimin e vilave të sekuestruara.
Vizita e kryeministrit Rutte dhe Bettel në Kosovë – u kërkua shmangia e krizave
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai Luksemburgut, Xavier Bettel janë deklaruar pas takimit që kanë pasur të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Holandës ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve, gjersa pas kthimit në Holandë Qeveria e koalicionit të kryeministrit holandez, Mark Rutte të premten u rrëzua pas vetëm një viti e gjysmë në detyrë, për shkak të një përplasjeje ndaj masave për të frenuar fluksin e emigrantëve.
Duke folur për zhvillimet në veri, dy kryeministrat u pyeten për masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se duke fajësuar Kosovën ose Serbinë, nuk ndihmon situatën.
“Nuk e di nëse duhet të drejtojmë gishtin te fajtori, Kosova apo Serbia sepse kjo nuk ndihmon situatën. Ne kemi pasur një marrëveshje do të punojmë që palët të respektojnë marrëveshjet”, ka thënë ai.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Luksemburgu dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme.
Duke folur për tensionet në veri, Bettel ka thënë se nuk kanë ardhur këtu për të gjykuar por për të dëgjuar dhe për t’u munduar për të gjetur një zgjidhje.
“Kur kemi planifikuar këtë udhëtim nuk kemi pritur që do të jenë këto tensione që janë në rajon, dhe i thamë edhe Kurtit që nuk jemi këtu për të gjykuar por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura mes fqinjëve. Dje ishim në Beograd e sot në Prishtinë dhe ishte e rëndësishme të shkëmbejmë dhe të dimë se është një udhërrëfyes nga BE-ja”, tha kryeministri i Luksemburgut, duke shtuar se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re.
Takimi i Ramës në Prishtinë me presidenten dhe kryeparlamentarin, por jo edhe me Kurtin
Të enjten për vizitë në Kosovë ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri shqiptar u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me homologun, Albin Kurti.
Ky i fundit nuk tregoi gatishmëri për ta takuar pavarësisht se Rama tha se plotësoi merakun e Kurtit për nënshkrimin e 15 marrëveshjeve ndërshtetërore.
Refuzimi i Kurtit për tu takuar me Ramën erdhi pasi kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive vetëm një ditë para se ajo të mbahej me arsyetimin se situata në veri dhe zhvillimet në Kosovë pamundësojnë mbajtjen e asaj mbledhjeje.
E pas takimit Osmani-Rama nuk ka pasur konferencë për media, gjersa lidhur me këtë takim është lëshuar një komunikatë për media nga Zyra e Presidencës.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.
Në raport me situatën e sigurisë në veri, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
Për më tepër, Osmani ka theksuar se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, Policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë, transmeton Telegrafi.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.
Në takim thuhet se është i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
E pas takimit me presidenten Osmani, Rama ka shkuar në takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Rama pas takimit me Konjufcën u tha gazetarëve se nuk mund të mbajë konferencë, sepse nuk e ka homologun, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti. “S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin Rama janë lënduar, por, sipas tij, “nuk janë acaruar sa për të mos u takuar”.
Konjufca tha se mbi të gjitha duhet të shihet interesi kombëtar dhe se raporti Rama-Kurti do të rregullohet.
I pyetur për propozimin e Ramës për Asociacionin, Konjufca tha se elemente të tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë.
“Ai ka ndarë elemente të Asociacionit, mirëpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të zotëri Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Gjykata e Pejës merr vendim për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë
Gjykata Themelore në Pejë të enjten ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në tetor të vitit të kaluar në Brezovicë.
Rreth 76 objekte u patën sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, pasi dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin. Të njëjtat tashmë janë liruar dhe do t’u kthehen pronarëve.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.
“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hedhur si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar. Është marrë vendim për lirimin e tyre dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve”, ka thënë Zhuti.
Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.
Këto objekte siç bëhej e ditur nga prokuroria, “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar ‘Sharri’, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.
Ndërsa prokurori i rastit, Rasim Maloku, në një prononcim për Telegrafin ka mohuar se kërkesa është dorëzuar pas afateve ligjore. Ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e gjykatës, por ka shtuar se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.
“Do të ankohemi në Gjykatën e Apelit. Ne besojmë që kërkesën e kemi dorëzuar me kohë, por vendimet e gjykatës nuk i komentojmë”, ka deklaruar Maloku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje