LAJMI I FUNDIT:

“Vizion M” realizon projektin “Another brick in the Wall” (Foto)

“Vizion M” realizon projektin “Another brick in the Wall” (Foto)

Sot para pallatit të kulturës në Tetovë, shoqata Kulturore “Vizion M”, viti i dytë me rradhë realizoi projektin “Another brick in the Wall” (edhe një tullë tjetër në mur), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë projekt anëtarët e kësaj shoqate shprehën revoltën e tyre për kushtet e rënda në arsimin e Republikës së Maqedonisë, gabimet në librat shkollor dhe mos emërtimi i shkollave në gjuhën shqipe.

Në këtë organizim u mbajtë edhe një fjalim nga një nxënës i shkollës mesme, pastaj në mënyrë simbolike në një çarçaf të zi u hodhën librat e ministries së arsimit të botuara nga ShB Prosvetno Dello, ndërkaq në një çarçaf të bardhë (në shenjë falënderimi për mediat për senzibilizimin e opinjonit) u vendosën letra me tituj nga mediat, që kanë pasqyruar kushtet e arsimit shqip në Maqedoni.


“Si mund të durojmë, kur në shekullin 21, librat që “ndoshta i kemi” i kemi me plotë urrejtje, gënjeshtra dhe nënçmim. Ndërsa shkollat, tempujt e dijes ku mësojmë pa përjashtim, mbajnë emra të personaliteteve që kanë dhunuar gjyshërit tanë. Another Brick in the Wall” është një shprehje revolte për letargjinë që na ka kapluar të gjithë neve. Por thirrja “edhe një tullë tjetër në mur”, sot e tutje do të jetë një thirrje kolektive, një betim se ne në kokat tona do të rënojmë gjitha muret psikologjike të vëna nga të tjerët, se ne nuk mundemi të ndryshojmë dicka”, thuhet në fjalimin e nxënësit të shkollës mesme.

Nga kjo shoqatë theksuan se i gjithë ky projekt ka për qëllim senzibilizimin e shoqërisë dhe informimin e saj për kushtet e rënda në arsimin e Maqedonisë. Gjithashtu nga kjo shoqatë kujtuan që ky projekt do të realizohet çdo 7 mars. /Telegrafi/

Vizion M

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori