Si një ndër kompanitë më serioze në vend me rrjet marketesh në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, Viva Fresh ofron jo vetëm produkte cilësore dhe shërbime fantastike por është gjithmonë falenderues ndaj klientëve e gjithashtu humane me ata në nevojë.
Edhe këtë herë Viva Fresh ka mbështetur një super iniciativë të Shoqatës Down Syndrome Kosova, që kishin përgatitur kartolina unike.
Viva Fresh vendosi t’i blej 1,000 kartolina për t’u dalë në ndihmë të gjithë fëmijëve të prekur me këtë sindrom.
Këto kartolina të bëra me shumë dashuri nga fëmijët me Down Syndrome, u përkujdesën t’i shpërndajnë për stafin e tyre, e që ishte një befasi shumë e këndshme për të gjithë.
Përmes blerjes së këtyre kartolinave bëhet mbështetja për shërbimet terapeutike dhe psiko-sociale për personat me sindromën Down.