Një banesë prej 225 metrave katror në komunën Qendër në shkurt të vitit të kaluar është shitur për 425.000 euro dhe është shitje me vlerë më të lartë të evidentuar në Regjistrin e Çmimeve dhe qirave të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Transaksioni më i lartë i regjistruar, vitin e kaluar ka qenë për një ndërtesë banimi me sipërfaqe prej 6.397 metra katrorë në komunën e Sopishtes e cila në qershor të vitit të kaluar është shitur për 1.703.434 euro. Çmimi më i vogël arriti për shitje të një banese është evidentuar në shtator në Shtip, ku një banesë prej 72 metra katrorë është shitur për 2.000 euro.
Sipas të dhënave që i publikoi sot Kadastra, shitblerja më e lartë e regjistruar vitin e kaluar ka qenë transaksioni në vlerë prej 4.130.000 euro, me hapësirë afariste me sipërfaqe prej 7.611 metra katror në rajonin e Sallës Universale në komunën Qendër.
Siç informon drejtori i Kadastrës Sllavçe Tërpevski, në vitin 2016 janë regjistruar 16.667 shitje të patundshmërive me qarkullim të përgjithshëm prej rreth 30 miliardë denarë. Rreth 150 milionë denarë, megjithatë, arrin qarkullimi nga regjistrimi i 8.201 qirave.
Çmimi mesatar vjetor për një banesë prej 73 metra katror në nivel të Maqedonisë arrin 2.633.329 denarë. Shikuar nëpër komuna çmimi mesatar vjetor në metër katror i hapësirës banesore arrin 56.822 denarë, në Karposh 54.369 denarë, në Aerodrom 51.263 denarë, në Kisella Vodë 48.138 denarë, në Gjorçe Petrov 42.035 denarë, në Çair 27.551.000 denarë. Në Ohër, megjithatë është regjistruar çmim mesatar vjetor për metër katror prej 45.955 denarë, pas çka vijojnë Manastiri me 29.892 denarë, në Kumanovë 27.545 denarë, në Tetovë 26.775 denarë, njofton AIM.
Raporti i regjistrit të çmimeve dhe qirasë tregon rritje prej 0,61 për qind të numrit të banesave nën hipotekë. Në nivel të mbarë vendit prej tërë banesave të regjistruara 9,89 për qind janë nën hipotekë.
“Mund të konkludohet edhe krahas rritjes së vogël se ende kemi treg dobët të zhvilluar të hipotekave të patundshmërive” tha Tërpevski.
Sipas tij, oferta e banesave në treg e përmbush kërkesën dhe momentalisht ka të ardhura të mjaftueshme të banesave të sapondërtuara. Çmimet e tregut të[ patundshmërive i vlerësoi si stabile me ulje të vogël në disa komuna si reagim i kërkesës së zvogëluar të tregut. Kadastra në periudhën e ardhshme pret ulje të mëtejme të vogël të çmimeve në kushte të rritjes së aktiviteteve ndërtimore dhe kërkesës të ulur në mënyrë të konsiderueshme.
Analiza e Kadastrës tregon rritje prej 120 banesa në ndërtim në tremujorin e katërt në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka pasur 2.805 banesa të sapondërtuara të pa shitura, ndërsa në vijim është ndërtimi i 8.425 banesave në tërë territorin. Janë shitur 362 ndërtesa të reja, për 284 më pak në krahasim me tremujorin e tretë.
Tëreski theksoi se çmimi i banesave në komunën Qendër ka mbetur stabil gjatë tërë vitit të kaluar dhe lëviz prej 57.502 denarë në tremujorin e parë deri 58.620 denarë në tremujorin e katërt. Stabil ka qenë edhe çmimi i komunës së Karposhit ku një metër katror hapësirë banesore është blerë prej 54 deri 55 mijë denarë,. Ulje e vogël e çmimeve të banesave është regjistruar në komunën e Aerodromit prej 51.915 denarë në tremujorin e parë në 47.522 denarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova