LAJMI I FUNDIT:

Vitia zhvillimin e ekonomik të Prishtinës e lidh me investimet në pjesën e vjetër të kryeqytetit

Vitia zhvillimin e ekonomik të Prishtinës e lidh me investimet në pjesën e vjetër të kryeqytetit

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Ai në këtë intervistë ka folur për planet e tij në lidhje me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Kandidati i LVV-së thotë se do të ndihmohet rinia përmes subvencionimit të start-up bizneseve.


“Në sektorin e IT-së kemi një rini që ka potencial të madh. Sot isha në ICK ku ishin mbi 550 biznese që kishin punësuar të rinj kryesisht në sektorin e IT-së”, tha Vitia në “Përballje”, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se megjithatë do të kenë në vëmendje edhe grupmoshat tjera sa i përket mbështetjes në zhvillimin ekonomik.

“Kemi pjesën e vjetër të kryeqytetit ku për shkak të mos investime për një kohë të gjatë, shpeshherë qytetarët i shmangen asaj zone dhe nuk dëshirojnë të kalojnë andej dhe bizneset e vuajnë këtë. Ne kemi plane për rivatalizimin e zonës së vjetër qoftë edhe estetik, duke riaktivizuar shumë profesione artizanale që tashmë kanë vështirësi në ushtrimin e aktivitetit të tyre”.

Vitia thotë se disa lagje do të zhvillohen me subvencionimin e bizneseve të caktuara.

“Këto lagje do të lidhen me pjesën tjetër të qytetit me rrugë e pedonale në mënyrë që qytetarët të mund të lidhen në mënyrë organike”, deklaroi tutje kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori