LAJMI I FUNDIT:

Vitia takoi ambasadorin Kosnett, diskutuan për masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19

Vitia takoi ambasadorin Kosnett, diskutuan për masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip  Kosnett.

Në këtë takim, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me coronavirusin Covid -19, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.


Ministri Vitia e falënderoi ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori