Vitia i përgjigjet PDK-së: Bashkëpunim është edhe kur nuk dezinformoni për afatin e vaksinave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka komentuar letrën e dërguar kryeministrit Albin Kurti, nga Partia Demokratike e Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Vitia tha se që nga fillimi kanë qenë të hapur për bashkëpunim edhe me partitë opozitare, por potencoi se bashkëpunim është edhe kur nuk përhapen dezinformata për vaksinat dhe afatin e tyre.
Kështu tha ai gjatë konferencës për medie sot, duke iu referuar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili kishte kritikuar Qeverinë dhe kishte thënë se ka pranuar vaksina me afat të skaduar.
“Ne natyrisht e përshëndesim çdo thirrje edhe nga opozita që të kyçet në këtë çështje, sepse është çështje që na përket të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallime politike, pa dallime të nacionaliteteve, pa dallime të asnjë lloji. Ne e kemi parë në disa adresime edhe në Parlamentin e Republikës por jo vetëm kemi qenë të hapur dhe jemi të hapur për bashkëpunim. Kjo është betejë e përbashkët ashtu siç e thash sepse të gjithë jemi në rrezik. Si ministër këtë bashkëpunim e kam promovuar, por jo vetëm unë e gjithë qeveria Kurti edhe gjatë qeverisë Kurti I, por natyrisht bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohet puna e qeverisë së Republikës, bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohet Ministria e Shëndetësisë për të kryer punën siç duhet dhe sidomos bashkëpunim është edhe kur nuk përhapen dezinformata për vaksina dhe afatin e tyre edhe duke respektuar masat e qeverisë”, tha ai.
Partia Demokratike e Kosovës një ditë më parë i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një letër duke i ofruar përkrahje për të ndryshuar Ligjin për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë COVID-19. Madje kryetari Memli Krasniqi kërkoi edhe nga Kuvendi që t’i ndërpresë pushimet dhe t’i rikthehet punës. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë