LAJMI I FUNDIT:

Vitia thotë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve pa u votuar marrëveshjet ndërkombëtare, reagon opozita

Vitia thotë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve pa u votuar marrëveshjet ndërkombëtare, reagon opozita

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, me rend dite pyetjet parlamentare.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve të ardhura nga partitë opozitare pasi ata nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Deri sa të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet që i bëni, sidomos nga deputetë të cilët nuk i votojnë këto marrëveshje”, ka thënë Vitia.


I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve opozitarë.

Deputetja, Time Kadrijaj nga AAK i reagoi duke thënë se më kërcënime të tilla nuk mund të shantazhohen.

Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu reagoi duke thënë “se të tilla kushte nga Qeveria e Kosovës janë diktaturë”.

“Ma ardh qeveria me na qit kushte në parlament kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë diktatura të tilla”, tha Musliu.

Ajo tha se pyetjen që e ka për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçlën nuk do ta bëj, por ka një kërkesë për të.

“Pyetjen s’po e bëj për Xhelal Sveçlën, por po i them merre kabinetin tënd nga Belvedere dhe sille në Prishtinë. Lej të lirë policët të punojnë”, kërkoi Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori