Vitia: Ka shumë mungesa në kushtet bazike në spitalet tona, do të përfundojmë ligjin për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar sot në Komisionin për Shëndetësi, ku ka treguar për gjendjen në shëndetësi.
Vitia ka bërë të ditur se kanë planifikuar ndërhyrje në dy drejtime themelore ku do të marrim masa dhe veprime .
“Mbulueshmëria me shërbime shëndetësore publike brenda standardeve për secilin qytetar dhe rritja e shërbimeve shëndetësore brenda vendit, përballueshmëria e çmimeve dhe cilësia e barnave”, ka thënë Vitia.
Ministri ka theksuar se kanë një seri urgjencash për të cilat janë bërë gati të veprojnë.
“Urgjencat prioritare dhe operative: sigurimi në sektorin publik i profesionistëve mjekësor në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet emergjente në infrastrukturën spitalore dhe shtimin e një grupi të pajisjeve mjekësore brenda sektorit publik që ulin shpenzimet e pacienteve, vendosja e standardeve për procedurat e pranimit të pacientëve, kontrolli i sigurisë së barnave përfshirë edhe kontrollin e tregut, hapja e konkursit të ri me standarde të reja për specializantët, lista esenciale e re barnave miratimi dhe furnizimi sipas saj, koordinimi sistematik me nivelin komunal dhe furnizimi të plotë të QKMF-ve etj”, tha ministri.
Vitia më tej folu edhe për masat dhe veprimet strategjike që do të ndërmarrin si ministri, transmeton Telegrafi.
“Masat dhe veprimet strategjike që do të ndërmarrim janë: përfundimi i ligjit për shëndetësi përfshirë edhe reformën institucionale që buron nga ky ligj, miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore dhe reformimi i plotë i fondit të sigurimeve shëndetësore”, u shpreh ai.
Sa i përket veprimeve institucionale që do të realizohen gjatë këtij viti nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia përmendi: “reformimi dhe forcimi i inspektorëve shëndetësorë përfshirë edhe ligjin e ri për ta, forcimi menagjerial SHSKUK-së, administrimi dhe strukturimi i drejtimit të QKUK-së, përmirësimi i shërbimeve, forcimi i rolit të agjencisë për produkte dhe pajisje medicionale përfshirë ligji i ri për barna dhe pajisje medicionale…”
Ministri theksoi se këto veprime e masa të planifikuara presin që të japin rezultatet e para në gjashtë mujorin e këtij viti.
Vitia shtoi se është i vetëdijshëm për mungesat që janë në spitalet tona.
“Jam i vetëdijshëm që ka shumë mungesa në kushtet bazike në spitalet tona, dhe për këtë në pjesën më ta madhe të kohës vëmendja është tek trajnimi shëndetësorë bazik dhe vështirësitë e furnizimit në kohë me barna dhe material shpenzues”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.
Ministri Vitia gjithashtu bëri të ditur se do të jenë transparent sa i përket edhe shpenzimeve buxhetore.
“Masat e tjera janë ato që mund të quhen të domosdoshme, janë masat antikorrupison. Procesi i shpenzimit të buxhetit dhe atij të prokurimit në MSH dhe SHSKUK do të kaloj në platformën e transparencës radikale. Ka nevojë që çdo shpenzim të shihet nga publiku. Buxheti është rritur dhe duhet të rritet edhe llogaridhënia”, tha Vitia.
Vitia bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti pritet të hapet edhe konkursi për specializime të reja në disa fusha të caktuara ku është vërejtur që ka mungesa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi