Një numër i prokurorëve dhe gjyqtarëve janë caktuar në pozita pa merita. Sistemi i drejtësisë po vuan edhe për shkak të mungesës së profesionalizimit. Të fuqizohet mekanizimi për matjen e performances të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.
Viti që sapo kemi hyrë, po shihet si vit ideal kur duhet të fillojë procesi i vetingut në drejtësi, si formë e vetme që të kthehet besimin në sistemin e drejtësisë në vend, vlerësojnë për KosovaPress organizatat që merren me sistemin e drejtësisë.
Organizatat që merren me monitorimin e punës së sistemit të drejtësisë, shprehen të bindur se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndryshojë pa ndodhur një proces i vetingut.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për KosovaPress se pa një proces të vetingut është e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, t’i adresojnë kërkesat e qytetarëve dhe të ofrojë drejtësi të bazuar në ligj.
“Le të shpresojmë që viti 2020 do të përkthehet në vullnet politik të qeverisë së ardhshme për të filluar përgatitjet për një proces të vetingut në Republikën e Kosovës. Ne e kuptojmë që viti 2020 nuk mund të jetë viti i fillimit të vetingut pasi që nevojiten përgatitje, nevojitet plotësim ndryshim i kornizës ligjore, ku nënkupton edhe amendamentim të Kushtetutës, për çka për ne është e rëndësishme është që të ketë vullnet politik të koalicionit qeverisës që do të themelohet si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit. Në anën tjetër e kemi përsëritur thuajse në 6, 7 vitet e fundit që pa pasur një proces të vetingut do të jetë pothuajse e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, sistemi i drejtësisë t’i adresojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të ofrojë një drejtësi të bazuar në ligj, të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë ai.
Miftaraj deklaron se sistemi i drejtësisë përveç që vuan nga grupe të caktuara brenda sistemit të drejtësisë që i shërbejnë politikës apo grupeve të caktuara. Sipas tij, sistemi i drejtësisë përballet edhe me mungesë të profesionalizmit.
“Sistemi i drejtësisë në Kosovë përveç që vuan nga grupet e caktuara brenda vet sistemit të cilit i shërbejnë qoftë politikës, qoftë grupeve të caktuara, sistemi i drejtësisë vuan edhe për shkak të mungesës së profesionalizimit, ku kemi një numër të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilat janë caktuar në pozita jo në bazë të meritave, po në bazë të asaj se kënd e kanë pasur të njohshëm. Në këtë drejtim, sistemi i drejtësisë mund të pastrohet vetëm përmes një procesi të vetingut, i cili do të jetë transparent, i bazuar në ligj, i bazuar në procedurë dhe i cili garanton integritetin e këtij procesi”, deklaron ai.
Edhe Yllka Buzhala, nga Lëvizja Fol, thotë se vetingu në drejtësi është i domosdoshëm, por që shton se duhet të bëhet shumë kujdes se si do të organizohet ky proces.
“Për 2020 shpresojmë, vetingu është një proces bajagi i gjatë dhe implikon akter të ndryshëm dhe unë po mendoj që vetingu nuk mundet me u krye për 1 vit, mirëpo tash të shohim se me çfarë grupe punuese kanë me u marrë, çfarë lloj ekspertësh, e krejt këto. Por, vetingu duhet të fillojë me u marr më mirëfilli edhe pse ka pasur disa procese të mëparshme, do të thotë ka ekzistuar një veting i mëparshëm, mirëpo më i thellësishëm. Duhet të fillojë mirëpo sa do të gjasë nuk e di… Është i nevojshëm jo vetëm në drejtësi po edhe në fusha të tjera, po implikon akterë të ndryshëm, implikon ekspertë të ndryshëm”, thotë ajo.
Ndërkaq, Artan Demhasaj nga organizata Çohu, ndonëse e sheh si të domosdoshëm procesin e vetingut, thotë se njëherë do të duhej të provohej fuqizimi i mekanizmave të mbikëqyrjes brenda Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.
Ai thotë se nëse kjo mbikëqyrje nuk do të ndikonte atëherë do të hapej rruga për procesin e vetingut, që sipas Demhasaj do të duhej të fillonte gradualisht dhe jo në të gjitha gjykatat njëherësh.
“Nëse po flasim tash në këtë kohë kur kemi shumë lëndë të grumbulluara dhe njëkohësisht kemi shkallë të lartë të parashkrimit të lëndëve penale, mostrajtim të lëndëve që lidhen me profilin e lartë dhe nëse hyjmë në një proces të vetingut menjëherë në 2020 kjo mundet me e rëndua sistemin në aspektin edhe grumbullimit të mëtutjeshëm të lëndëve. Unë mendoj që kjo duhet gradualisht të filloj, fillimisht mendimi im dhe i organizatës është që së pari sistemi i drejtësisë ose Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet me u fokusua në fuqizimin e mekanizmave që i kanë brenda dy Këshillit, që është mekanizimi për matjen e performancës të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Kjo matje mos me u bë periodikisht për prokurorët dhe gjyqtarët të caktuar, por të bëhet për të gjithë prokurorët dhe të gjithë gjyqtarët dhe mos të bëhet vetëm në aspektin sasior se sa lëndë i kanë trajtuar, apo sa a ktakuza i kanë ngritur, por me u mat edhe aspekti cilësor i trajtimit”, thotë ai.
Kujtojmë se gjatë vitit 2019 nuk është ngritur asnjë aktakuzë e profilit të lartë, ndërsa gjykatat vazhdojnë të përballen me numër të madh të lëndëve të pa trajtuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës