Me disa probleme që e përcjellin në vazhdimësi sistemin arsimor në Kosovë, ka nisur edhe viti i ri shkollor 2019-2020 për nxënësit e shkollave të nivelit fillorë e të mesëm.
Autoritetet kanë konfirmuar se në shumicën e shkollave mësimi ka filluar pa pengesa, por në disa të tjera thuhet të ketë pengesa nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e stafit përkatës e deri tek problemet teknike.
Nga 2 shtatori, autoritetet përgjegjëse kishin paralajmëruar kthimin në shkolla edhe të 74 fëmijëve të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Por, gjatë ditës, ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se këta fëmijë ende nuk janë gati për t’u kthyer në bankat e shkollës.
“Janë duke u bërë përgatitjet, kemi pasur nevojë për disa përgatitje edhe besojmë që shumë shpejt do të jenë pjesë e integruar nëpër klasa. Në momentin që t’i përgatisim fëmijët që të jenë të integruar në klasë, do të jenë pjesë e klasave të rregullta”, ka thënë ministri në detyrë i Arsimit.
Përveç këtij rasti, edhe në disa shkolla mësimi nuk ka filluar qoftë për shkak të renovimeve të papërfunduara, apo edhe problemeve siç është rasti i Komunës së Kamenicës, ku kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati kishte paralajmëruar mbylljen e disa shkollave për shkak të mungesës së nxënësve.
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo Sindikatë është e shqetësuar me paralajmërimet për mbylljen e shkollave në Komunën e Kamenicës.
“Kemi qenë të shqetësuar për situatën në Kamenicë, nga paralajmërimet e kryetarit Kastrati se do të mbyllë një numër të shkollave. Raportet tona të ditës së sotme nga veprimtarët sindikalë flasin se në të gjitha shkollat e Kamenicës ka nisur viti shkollor, pra edhe në ato shkolla të cilat kryetari Kastrati i ka përmendur për t’i mbyllur”, u shpreh Jasharaj.
Jasharaj tha po ashtu se sipas raporteve të kësaj Sindikate, në komunat e tjera të Kosovës nuk ka pasur pengesa për nisjen e mësimit, përveç eventualisht në ndonjë shkollë që janë vonuar renovimet.
Liridon Maliqi, drejtor në shkollën Model – Qamil Batalli në Prishtinë, thotë se mësimi ka filluar pa asnjë problem dhe se gjithë stafi i kësaj shkolle është i gatshëm.
“Filloi procesi mësimor shumë në rregull, me qenë se me të gjithë stafin e shkollës ditën e djeshme i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet, secili nxënës i ka pasur librat para bankës së vet, pra, kompletin e librave”, tha Maliqi.
Në Komunën e Prishtinës janë 43 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, si dhe 13 shkolla të mesme të larta me rreth 42 mijë nxënës që kanë filluar mësimin.
Njëra ndër shkollat e reja që është themeluar është shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë e cila është themeluar vitin e kaluar. Drejtoresha e kësaj shkolle, Valbona Kastrati thotë se ky vit i ri shkollor ka filluar me disa pengesa, ku njëra nga to sipas saj është tejet serioze e që është mungesa e mësuesve për klasat e para.
“Kjo është një ditë e veçantë për punëtorët e arsimit e sidomos për vogëlushët e klasës së parë, por unë meqë e kisha mungesën e dy mësimdhënësve të klasave të para, e kisha atë stresin të cilin nuk e kam pasur këto 35 vite”, u shpreh Kastrati.
Brikena Krasniqi është nënë e dy djemve dhe sot e ka dërguar djalin e saj 9 vjeçar në klasë të tretë në njërën nga shkollat e Komunës së Prishtinës. Ajo tha se pritshmëritë e saj si prind për vitin e ri mësimor janë më të mëdha sesa ato të vitit të kaluar.
“Sot kur e kam dërguar djalin në shkollë, ishte një ndjenjë shumë e mirë me rifillu vitin e ri shkollorë, ai ishte shumë i gëzuar sa që as gjumi nuk e kishte zënë gjumi. Shpresojmë shumë që këtë vit shkollor do të ketë ndoshta reforma e më shumë kreativitet nëpër shkolla që fëmijët tanë të jenë në hap me të gjitha vendet e tjera në Evropë”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjithashtu përmendi ngecjet në arsim për shkak të grevave vitin e kaluar dhe tha se për këtë vit shpreson që të mos ndodhin probleme të tilla.
“Shpresoj që nuk do të përsëritet ajo që ka ndodhur vitin e kaluar. Unë mendoj që pushimet i kemi mjaft të gjata dhe koha për të qenë në shkollë është mjaft e shkurtë. Prandaj, shpresoj shumë që do të jetë intensive,” u shpreh Krasniqi.
Viti i kaluar shkollor ishte shoqëruar me greva të mësimdhënësve si shenjë pakënaqësie ndaj Ligjit për Paga, që shkaktoi edhe humbje të orëve të mësimit duke pasur edhe probleme në kompensimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë