Viti i ri, Rashica i vjetër – Sulmuesi i Kosovës e nis vitin me gol të bukur nga distanca

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin e parë në vitin e ri, 2020.
Werden Bremen ka fituar një miqësore ndaj rivalëve të Hannoverit me rezultat 3-1.
Njëri nga më meritorët e fitores së Bremenit padyshim se ishte sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica shënoi golin e tretë të ekipit të tij duke vulosur fitoren 3-1 në minutën e 59-të.
Goli i vushtrriasit erdhi nga një distancë prej rreth 25 metrave, ku pas një goditje të fortë, portieri nuk arriti ta ndalë.
Shpresojmë që kjo formë e Rashicës të vazhdojë në pranverë dhe ta ndihmojë edhe Kosovës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/KosovanWonders/status/1216350670028247040

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































